Sport

Andorra, modestët problematikë për Shqipërinë! Kuqezinjtë nisin rrugëtimin e Botërorit për objektivin final

25 Mars 2021, 10:45 Nga DOSJA
Andorra, modestët problematikë për Shqipërinë!

ANDORRË-Rikthehen impenjimet e Kombëtares shqiptare dhe për skuadrat e Grupt I është koha për të bërë debutimin në fushatën kualifikuese të Botëorit “Katar 2022”. Një aventurë e re, në një situatë me të cilën tashmë futbolli po mësohet, por që mund të shaktojë të papritura siç është pandemia COVID-19.

Andorra mund të jetë skuadra e dëshiruar, por Shqipëria duhet të mendohet mirë para se ta thotë këtë. Ndër pesë fitoret e arritura me Andorrën, një figuron pikërisht ndaj Shqipërisë së 2002. Mund të kishte quajtur një rastësi,nëse gati dy dekada më pas ekipi modest nuk do të kishte barazuar një tjetër rekord historik. Një barazim 202 në Arenën Kombëtare, që lejoi miqtë të barazonin numrin më të lartë të golave në transfertë.

Ndaj në 25 mars, për të mos bërë figurë të shëmtuar, kërkohet një ndeshje me intensitet të plotë, njësoj si kundër Anglisë tre ditë më pas, sepse edhe Andorra vlen tre pikë. Në skemën 3-5-2 të trajnerit porta do të ketë rotacion me Berishën në vend të Strakoshës. Mbrojtjen do ta përbëjnë Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla.

Nga krahët Hysaj i sigurt në të djathtë ndërsa në të majtë ka balotazh mes Lenjanit e Uzunit. Treshen e mesit të fushës do e formojnë Bare, Gjasula e Memushaj ndërsa në sulm do jetë dyshja Cikalleshi-Manaj.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra shqiperia andorra shqiperia

Sondazh

Poll