Sport

Zbulohet klubi i Serisë A, që “i shkel syrin” Endri Çekiçit

25 Mars 2021, 18:07 Nga DOSJA
Zbulohet klubi i Serisë A, që “i shkel syrin” Endri

TIRANE – Klubi i Veronës në Serinë A të futbollit italian prej kohësh po ndjek me vëmendje mesfushorin e Kombëtares, Endri Çekiçin, i cili aktualisht luan me skuadrën turke Ankaragucu. Kështu ka deklaruar sot gazetari Kosta Grillo, në emisionin “Sport Magazinë” të transmetuar nga “Ora News”.

“Verona po ndjek Çekiçin. Menaxheri i Çekiçit është slloven dhe trajneri i Veronës është kroat. Lidhjet janë të fuqishme, ndërsa Çekiçi ka luajtur në Kroaci, duke e treguar veten për Dinamon e Zagrebit. Është në fokusin e Veronës sipas burimeve që kam unë”,- është shprehur Grillo.

Një gjë e tillë bëhet krejt besueshme, pasi Verona konsiderohet si “tokë e begatë”, që di të prodhojë talente. Rastet e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit, nuk kanë nevojë për komente. Me trajnerin Juriç, veronezët kanë marrë lojtarë “të panjohur” për t’i rritur dhe më pas shitur, në skuadrat më të mira të Seria A.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport endri çekiçin kosta grillo marash kumbullës rrahmani verona endri çekiçin kosta grillo marash kumbullës rrahmani verona

Sondazh

Poll