Sport

“Të bëjmë lojën tonë, të jemi ne, ndryshe do të vuajmë me Shqipërinë”

25 Mars 2021, 17:05 Nga DOSJA
“Të bëjmë lojën tonë, të jemi ne, ndryshe do

ANDORRA – Trajneri Koldo Alvarez i Andorrës, ka deklaruar se kuqezinjtë e Shqipërisë janë superiorë ndaj skuadrës së tij dhe favoritë për të fituar sfidën. Por në konferencën për shtyp ai ka theksuar se skuadra që drejtohet prej tij duhet të tregohet vetvetja.

“Duhet që të identifikojmë lojën tonë, të jemi ne. Ata do të na vënë shumë në vështirësi, sidomos në fillim, ndaj nëse nuk futemi në ndeshje me mendësinë e duhur, ne do të vuajmë”,- ka thënë tekniku i Andorrës për sfidën e sotme me Shqipërinë.

Andorra, në duke nisur nga ora 20:45, do të përballet në fushën e saj me kuqezinjtë e Shqipërisë, në ndeshjen hapëse të grupi “I”, të vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra koldo alvarez kuqezinjtë shqiperia trajneri i andorres andorra koldo alvarez kuqezinjtë shqiperia trajneri i andorres

Sondazh

Poll