Sport

Anglia humb sulmuesin Rashford, lajm i mirë për Shqipërinë…

25 Mars 2021, 16:35 Nga DOSJA

ANGLI – “Tri Luanët” dhe trajneri Gareth Southgate, kanë marrë një lajm jo të mirë nga infermieria, në prag të ndeshjes së sotme ndaj San Marinos. Sulmuesi i Manchester United, 23-vjeçari Marcus Rashford nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe nuk duhet llogaritur për sfidën hapëse të kualifikueseve të botërorit “Katar 2022”.

Lajmet nga ishulli raportojnë, se 23-vjeçari, ndër sulmuesit më të mirë në Premier League, për shkak të një dëmtimi në këmbë nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Southgate edhe për ndeshjen e 28 marsit, kur kombëtarja e “Tri Luanëve” do të zbresë në Tiranë për t’u përballuar pas dy dekadash me kuqezinjtë e Shqipërisë.

Nëse për Anglinë, mungesa e sulmuesit titullar Marcus Rashford, në këto dy ndeshje është një mungesë e konsiderueshme, për kuqezinjtë e Shqipërisë është një lajm i mirë. Kjo edhe pse të gjithë e dine, se “Tri Luanët” kanë edhe alternative të tjera për ta mbushur këtë boshllëk.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gareth southgate marcus rashford san marinos sulmuesi i manchester united gareth southgate marcus rashford san marinos sulmuesi i manchester united

Sondazh

Poll