Sport

Kategoria e Parë, grupi A: Dinamo i merr kreun Burrelit. Korabi i afrohet kreut

25 Mars 2021, 15:42 Nga DOSJA

TIRANE – Janë zhvilluar katër ndeshje të javës së 17-të në grupin A në kampionatin e Kategorisë së Parë. Dinamo ka rimarrë kreun e renditjes vetëm pas një jave. Blutë e kryeqytetit kanë mundur në “Selman Stërmasi” skuadrën matjane të Burrelit me rezultatin e pastër 2-0.

Ndërkohë, edhe Korabi triumfoi në transfertën e vështirë ndaj Erzenit, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 dhe dhe siguruar një 3-pikësh të çmuar, për të kërcënuar seriozisht Dinamon kryesuese dhe Burrelin, të cilët i ndjek me dy dhe një pikë më pak.

Situata është interesante në fund të tabelës së renditjes, pasi Partizani B me fitoren 2-1 në Shkodër, zhyti në fund Veleçikun. Sakaq edhe skuadra vlonjate e Orikut nuk ka falur në shtëpi, duke mundur 2-0 lezhjanët e Besëlidhjes.

Ja dhe rezultatet teknike të ndeshjeve të javës së 17-të në grupit A të Kategorisë së Parë:

Veleçiku-Partizani B 1-2 (Bega 32’(p) / Bërdufi 60’, Zani 73’)

Oriku-Besëlidhja 2-0 (Branica 64’, Çaushaj 72’)

Erzeni-Korabi 0-1 (Marku 18’)

Dinamo-Burreli 2-0 (Djidjiwa 52’, Welber 55’)

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bnurreli dinamo grupi a i kategorise se pare korabi bnurreli dinamo grupi a i kategorise se pare korabi

Sondazh

Poll