Politike

Rama: Solidarizohem me Metën, ia qaj hallin në kohë protestash

12 Maj 2019, 12:53 Nga DOSJA
Rama: Solidarizohem me Metën, ia qaj hallin në kohë protestash

Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është solidarizuar me reagimet e Metës për protestat e opozitës. Sipas tij rruga e opozitës është antihistorike.

“E mirëkuptoj plotësisht Metën që nuk më ka thirrur me ato që kanë ndodhur. Mbetem i solidarizuar me presidentin kur flasim për protestat. Përsa i përket zgjedhjeve ata që ishin mbledhur këtu dhe u sollën vërdallë 7 orë nëpër Tiranë si uliganë futbolli tapë, nuk janë as Shqipëria dhe as demokratët shqiptarë.O fatkeq që merrni në sy edhe ndalimin nga policia për të hedhur molotv për llogari të saliuit, të fallxhores, a e kuptoni çfarë po bëni?Rruga e tyre është anti historike”, u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi se ia qan hallin presidentit në këtë kohë protestash.  “Përsa i përket presidentit, në kohë protestash ia qaj hallin. Shoqërisht miqësisht. Nuk do doja kurrë të ishë në vendin e tij. Për këtë arsye e mirëkuptoj, me gjithë ato ç’ kanë ndodhur në pikëpamjen e marrëdhënieve institucionale, mbetem i solidarizuar me presidentin sa herë mendoj protestat”, tha Rama.

Presidenti Meta dje, i kërkoi policisë të vetëpërmbahej ndërsa lëshoi edhe thirrje për qetësi ndaj opozitës. Pas goditjes dhe ndalimit të Sahit Dollapit, Presidenti bëri thirrje për lirimin e tij dhe çuarjen në spital.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta protesta e opozites 11 maj 2019 edi rama ilir meta protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll