Politike

Protesta/ Ramën “s’e mban vendi”: Do flas për grupimin e dëshpëruar politik

12 Maj 2019, 10:44 Nga DOSJA
Protesta/ Ramën “s’e mban vendi”: Do flas për

Tiranë- Kryeministri Edi Rama në orën 14:00 do të jetë me gazetarët për të folur për protestën e djeshme të opozitës. Ai është shprehur se do të dalë për të komunikuar me opinionit publik për ata që i quan ” një grupim i dëshpëruar politik që orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër”.

“Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta #QetësidheVendosmëri për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në Twitter.

Pak minuta më parë Basha u shpreh se në protestën e nesërme të opozitës së bashkuar Edi Rama do të marrë përgjigjen e shqiptarëve pasi sipas tij do të largohet nga qeveria. (lexo këtu)

Nga ana tjetër po vijon protesta e opozitës para Drejtorisë së Policisë ku kërkohet lirimi i të arrestuarve nga protesta e djeshme.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 11 maj edi rama protesta e opozites 11 maj

Sondazh

Poll