Bota

Kompania e AstraZeneca raporton se vaksina e saj është 76% efektive

25 Mars 2021, 08:26 Nga DOSJA
Kompania e AstraZeneca raporton se vaksina e saj është 76% efektive

SHBA-Kompania AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj është 76% efektive në parandalimin e Covid-19. Sipas Reuters, në një studim të bërë së fundmi, kompania ka raportuar se vaksina është efektive dhe nuk shkakton efekte anësore.

Të dhënat e mëparshme kanë treguar se shkalla e efikasitetit të vaksinës është 79% , por nuk kishte përfshirë infeksione më të fundit dhe kjo shkaktoj reagime.

AstraZeneca, po ashtu ka theksuar se dozat e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit, janë 100% efektive kundër formave të rënda ose kritike të sëmundjes.

“Efikasiteti i vaksinës kundër sëmundjeve të rënda, përfshirë vdekjen, e vë vaksinën në të njëjtën nivel me vaksinat e tjera”, tha William Schaffner, një ekspert i sëmundjeve infektive nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Vanderbilt, duke shtuar se ai pret që dozat të fitojnë aprovimin në Shtete e Bashkuara.

Të dhënat e fundit janë bazuan në 190 persona të infektuar midis më shumë se 32,400 vullnetarëve në Shtetet e Bashkuara, Kili dhe Peru. Të dhënat e mëparshme të përkohshme ishin bazuar në 141 raste infektimi.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vaksinat anti-covid vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll