Bota

Kancelarja gjermane, Merkel uron Kurtin për fitoren: Dialogu me Serbinë është i rëndësishëm

25 Mars 2021, 08:08 Nga DOSJA
Kancelarja gjermane, Merkel uron Kurtin për fitoren: Dialogu me

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas medias serbe, Blic, Merkeli ka thënë se ka mbështetjen e Gjermanisë në përballimin e sfidave të reja të qeverisë.

Po ashtu, ajo ka thënë se dialogu  me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është i rëndësishëm dhe kërkon vëmendjen e qeverisë.

Pandemia e virusit corona kërkon masa të pashembullta. Qeveria juaj i ka vendosur vetes nevoja të rëndësishme për ndryshim përmes reformave në fushat e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin kërkon vëmendjen tuaj,”-ka thënë ajo.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota albin kurti angela merkel albin kurti angela merkel

Sondazh

Poll