Bota

Koreja e Veriut hedh dy raketa balistike në Detin e Japonisë

25 Mars 2021, 07:43 Nga DOSJA
Koreja e Veriut hedh dy raketa balistike në Detin e Japonisë

KOREJA E VERIUT-Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa balistike në Detin e Japonisë, kanë njoftuar Shtete e Bashkuara dhe Japonia. Sipas BBC, ky është testi i parë që prej kohës që Joe Biden u bë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Pyongyang është i ndaluar të provojë raketa balistike, pasi konsiderohen armë kërcënuese, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Prova vjen vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut thuhet se hodhi dy raketa jo-balistike në Detin e Verdhë. Japonia tha se asnjë mbeturinë nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale.

Zyrtar në Japoni dhe SHBA, të cilët mbikëqyr forcat ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit, kanë thënë se provat janë një kërcënim.

“Programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për fqinjët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar një kërcënim,”-kanë thënë ata.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koreja e veriut koreja e veriut

Sondazh

Poll