Bota

Bilanci në botë/ Mbi 125 mln persona shënohen pozitiv, ndërrojnë jetë mbi 2 mln të tjerë

25 Mars 2021, 07:53 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 125 mln persona shënohen pozitiv,

BOTË-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 125 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,757,158 njerëz dhe janë shëruar mbi 101 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 66,538 persona, duke e çuar numrin në total mbi 30 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,405 njerëz dhe numri në total ka shkuar 5558,422.

Brazili renditet i dyti ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 90,564 persona të infektuar dhe në total ka arritur 12,227,179 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 2,244 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 301,087.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia janë në izolim.

Një samit i Bashkimit Evropian pritet të zhvillohet ditën e nesërme, pas rritjes së numrit të infektimeve. 27 udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë ndalimin e eksportit të vaksinave, si të përshpejtojnë vaksinimet në të gjithë bllokun, si dhe politika industriale dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë.

Britania së shpejti mund ta vendosë Francën në një “listë të kuqe” të udhëtimit dhe të forcojë kontrollet kufitare për shkak të rrezikut të varianteve të reja të koronavirusit.

India regjistron rastet më të larta ditore në pesë muaj. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 53,476 raste infektimi, rritja më e lartë ditore që nga 23 Tetori. India ka 11.8 milion raste, renditet e treta pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Po ashtu vendi ka raportuar 251 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 160,692, pacientë.

Burimi: TheGurdian

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne bote koronavirusi ne bote covid-19 ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll