Bota

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën, eurodeputetja Cramon: Qeveria e Kosovës duhet të kalojë

25 Mars 2021, 08:23 Nga DOSJA
Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për

KOSOVË-Parlamenti Evropian, ditën e sotme është mbledhur për të miratuar raportin për Kosovën, i cili fillimisht është miratuar nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të liberalizoje vizat për Kosovën.

Parlamenti Evropian ka mbështetur kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën, me 472 vota pro, 165 kundër ndërsa 41 kanë abstenuar.

“Njerëzit në Kosovë më impresionojnë me dëshirën e tyre për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian në fakt asnjë shtet në rajon nuk shfaq qëndrim më të fortë për BE-në sesa Kosova por ky fakt nuk mund të merret përgjithmonë si i mirëqenë nëse nuk përmbushim detyrimet tona, ne humbim kredibilitetin tonë dhe besimin, është koha e fundit që Këshilli i BE-së për të dhënë premtimin e tij për  liberalizimin e vizave për Kosovën, unë ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës, unë do të dëshiroja që Parlamenti Evropian do të mund të vendoste për këtë çështje”,- tha Cramon.

Po ashtu, ajo ka shprehur shqetësime dhe për mungesën e vaksinave anti-Covid në Kosovë, ku është shprehur se BE-ja duhet të japë ndihmën e saj.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora liberalizimi i vizave per kosoven viola von cramon liberalizimi i vizave per kosoven viola von cramon

Sondazh

Poll