Bota

AKK-ja flet për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, nënkryetari: Nuk do ta votojmë Vjosa Osmanin

25 Mars 2021, 07:30 Nga DOSJA
AKK-ja flet për zgjedhjen e presidentit në Kosovë,

KOSOVË-Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, është shprehur se partia e tij nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente të Kosovës.

Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se LVV-ja si partia nuk ka arritur votat e mjaftueshme për të zgjedhur një president, por duhet ti gjejë. Sipas tij Akk-ja e ka të qartë që nuk do ta votojë për presidente.

“Partia fituese mund ta bëjë qeverinë qartë, por i duhen vota për presidentin dhe në këto rrethana partia fituese duhet të gjejë mënyrë për t’i gjetur votat që i mungojnë sepse nuk i ka fituar krejt – nuk e ka fituar të drejtën për ta zgjedhur presidentin. Qëndrimi në sallë nënkupton votë për presidentin dhe AAK nuk ka votë të tillë,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu, ai ka thënë që AAK-ja është gatshme për zgjedhjet të reja.

“Nuk kemi frikë të shkojmë në zgjedhje. Kemi pasë performancën që s’e kemi dëshiruar në zgjedhjet e fundit. Edhe partia fituese duhet të nxjerr mësim nga zgjedhjet e fundit, pavarësisht rezultatit jashtëzakonisht të mirë që e kanë arritur. Zgjedhjet nuk janë të mira për asnjë parti, as për popullin, por nuk mendoj se ka argument që një parti [Lëvizja Vetëvendosje] t’i kërcënojë partitë tjera me zgjedhje. Nëse do të shkojmë në zgjedhje edhe mund të shkojmë,”-ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. Në lidhje me listën e deputetëve, LVV-ja ka marrë 58 deputet. PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.

Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, në rast të kundërt vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. LVV-ja, e cila ka siguruar vetëm 58 mandate gjatë zgjedhjeve kërkon që postin të vijojë ta mbajë presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ardian gjini vjosa osmanin zgjedhja e presidentit ne kosove ardian gjini vjosa osmanin zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll