Bota

Ambasadori amerikan në Kosovë flet për zgjedhjet: Koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka përfunduar

25 Mars 2021, 07:22 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan në Kosovë flet për zgjedhjet: Koha e

KOSOVË-Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se nuk duhet që emrat e  presidentëve të dalin me zarf. Atifete Jahjaga, një nga presidentet e Kosovës, kanë thënë se ka dalë nga votat me zarf.

Po ashtu ai ka thënë se ka folur me politika në Kosovë dhe se është habitur, pasi  shumë njerëz në publik si dhe disa politikanë e kanë të paqartë rolin e opozitës së përgjegjshme në sistemin parlamentar të Kosovës.

Si shumë njerëz që jetojnë në Kosovë, rishtazi e kam kaluar kohën duke diskutuar për rolin e opozitës në formimin e qeverisë dhe më gjerësisht në qeverisjen e përditshme. Gjatë bisedave kam mbetur i habitur që shumë njerëz në publik – si dhe disa politikanë – duket se e kanë të paqartë rolin e opozitës së përgjegjshme në sistemin parlamentar të Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se duket që qytetare Kosovës, duan ndryshim dhe se sipas tij një opozitë e përgjegjshme duhet t’i shqyrtojë hollësisht veprimet e qeverisë, jo për interesin e saj personal, por për të mirën e vendit.

“Rrjedhat e fundit të zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se njerëzit janë të etur për ndryshim dhe partitë politike po përsiaten se si të riformohen për t’iu përgjigjur nevojave të publikut. Pra, çka duhet të bëjë një opozitë e përgjegjshme? Ajo duhet t’i shqyrtojë hollësisht veprimet e qeverisë, jo për interesin e saj personal, por për të mirën e vendit. Ajo duhet të mbështesë dhe forcojë institucionet e një vendi. Ajo e ka detyrim që të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në jetën parlamentare dhe që t’i kërkojë llogari qeverisë. Opozita sigurisht nuk duhet të mbështesë çdo propozim të qeverisë, por as nuk duhet të refuzojë ose pengojë çdo ide në mënyrë refleksive. Opozita ka për detyrë të marrë pjesë, të bëjë detyrat e saj dhe të ofrojë alternativa. Nuk mjafton vetëm të thotë „Jo”. Kur sistemi funksionon, kur qeveria dhe opozita debatojnë me qëllim të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, atëherë i tërë vendi mund të përfitojë”, deklarohet mes të tjerash.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora philip kosnett philip kosnett

Sondazh

Poll