Politike

PD përgatit kallëzimet penale ndaj dhunuesve, Bardhi: Kryepolici i Tiranës, kriminel me uniformë

12 Maj 2019, 10:43 Nga DOSJA
PD përgatit kallëzimet penale ndaj dhunuesve, Bardhi: Kryepolici i

TIRANË– Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se opozita dhe mbështetësit e saj nuk i tremben arrestimeve me urdhër të Edi Ramës, përveç se sjellin fundin e tij shumë shpejt nga sa mendon ai.

Gjatë një prononcimi për mediet, Bardhi tha se PD po përgatit të gjitha kallëzimet ndaj personave që përdorën dhunë ndaj protestuesve gjatë protestës së djeshme para kryeminsitrisë.

Deklarata e Gazmend Bardhit:

Reagim i paligjshem, politik dhe kriminal.

Policia është dhunuesja më e madhe e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Qytetarët janë të burgosur pa asnjë faj dhe në mënyrë të paligjshme.

Janë duke u përgatitur kallëzimë për të gjithë drejtuesit e policisë që po dhunojnë të drejtat e qytetarëve.

Drejtuesi i policisë së Tiranës është një kriminel me uniform dhe militant partie.

Fund i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardhi gazment bardhi protesta pd sekretari pd bardhi gazment bardhi protesta pd sekretari pd

Sondazh

Poll