Politike

Vasili sulmon ambasadorin e OSBE: Borchard në memorien e shqiptarëve, si një i huaj me thikë pas shpine

12 Maj 2019, 09:16 Nga DOSJA
Vasili sulmon ambasadorin e OSBE: Borchard në memorien e shqiptarëve,

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i LSI Petrit Vasili, ka reaguar në një postim në faqen e tij në facebook pas një prononcimi për mediat të përfaqësuesit të OSBE, në Tiranë Bernd Borchardt, lidhur me protesten e djeshme të opozitës.

Vasili shkruan se Borchardt po ngazëllehet si të ishte ndonjë përfaqsues i një organizate naziskine.

Borchard është ngulitur në memorjen e shqiptarëve si një i huaj që gjithmonë është sjellë me thikë pas shpine ndaj tyre”.

Postimi i plotë i Petrit| Vasilit:

Reminishenca naziskine te Borchard!!

Borchard perfaqesuesi i de jure i OSBE dhe de facto i rilindjes,teksa shikon sjelljen kriminale te policise ndaj protestuesve, ngazellehet sillet te ishte ndonje perfaqsues i nje organizate naziskine,qe adhuron perdorimin e gazit helmues per eksterminim e zhdukje masive dhe jo si perfaqesuesi i OSBE.

Persa i takon gjoja merakut te Borchard per ligjin dhe institucionet,ky personazh historikisht dhe sistematikisht shume negativ kujton se nuk e mbajme mend se si ky vete bente tifozllek histerik per ndryshimet kushtetuese te prillit 2008, qe shkaterruan ne menyre te pandreqshme Kushtetuten dhe zgjedhjet ne Shqiperi.

Borchard eshte ngulitur ne memorjen e shqiptareve si nje huaj qe gjithmone eshte sjelle me thike pas shpine ndaj tyre.

Interesat e erreta personale te tij e kane nxire edhe imazhin e organizates, qe perfaqeson, duke e shnderruar ate ne nje paradhome te Edi Rames dhe jo ne nje rojtare te paepur te demokracise dhe zgjedhjeve te lira e te ndershme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt petrit vasili bernd borchardt petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2019, 22:03

PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

Partia Demorkatike ka thirrur një mbledhje urgjente pas mesnate në seline e partisë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se në mbledhje do...