Politike

Çfarë e detyroi Dollapin të vraponte, flet Çlirim Gjata: Situata ishte e tmerrshme

12 Maj 2019, 09:01 Nga DOSJA
Çfarë e detyroi Dollapin të vraponte, flet Çlirim Gjata:

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka folur rreth detajeve të asaj çfarë ka ndodhur me arrestimin e Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapit.

Sipas Gjatës ajo çka ndodhi ishte e tmerrshme, ndërsa Dollapi u dhunua nga policia dhe një nga arsyet pse u largua me vrap prej tyre kanë qenë pikërishtë britmat “Kapeni, mbyteni” ato të cilat e kanë detyruar të vraponte.

Gjata deklaroi se opozita nuk ndalet, duke paralajmëruar se sot do të protestojnë tek Drejtori e Policisë.

Dëmtimet që ndodhën dje, ishin të rënda. Megjithëse ishte në gjendje të rëndë zoti Dollapi vijonte ende të komunikonte me njerëzit madje bënte dhe humor.

Së dyti doja të thoja se situata e mbrëmshme ishte tepër e vështirë. Mbi një orë është zoti Dollapi është mbajtur i arrestuar në polici dhe vetëm pasi çështja u bë mediatike, ai u soll me 4 makina policie për trajtim. Madje kanë qenë rreth 50 policë të cilët qëndronin këtu për të mos e lejuar të ikte, të cilët u tërhoqën pas nga Drejtoria e Policisë vetëm pas vizitës së Avokates së Popullit”, u shpreh Gjata.

Sait Dollapi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike u dhunua ditën e sotmenga policia e shtetit teksa ndodhej në protestën e opozitës. Pasi efektivët e rrahën me shkop gomë, Dollapi u shoqërua për në drejtorinë e Policisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i sait dollapit clirim gjata protesta e opozites 11 maj 2019 arrestimi i sait dollapit clirim gjata protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2019, 22:03

PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

Partia Demorkatike ka thirrur një mbledhje urgjente pas mesnate në seline e partisë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se në mbledhje do...