Politike

Dialogu, Tahiri i drejtohet Ramës: Mos e përmend kurrë më! Një herë që ndërhyre, do ndryshoje kufijtë e Kosovës në fa

24 Mars 2021, 16:41 Nga DOSJA
Dialogu, Tahiri i drejtohet Ramës: Mos e përmend kurrë më!

KOSOVË – Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama në takimin me presidentin francez Emmanuel Macron, u shpreh se nuk do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Në një postim, që ka bërë në rrjetet sociale, Tahiri tha se Rama edhe njëherë që ndërhyri në dialogun mes dy vendeve, sipas saj bëri një gabim historik duke tentuar ndryshimin e kufijve.

Ajo i ka bërë thirrje Ramës, që asnjëherë mos ta përmend më, çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Degjova se Edi Rama e paska permend dialogun Kosove-Serbi ne nje kontekst ndermjetesimi. Eshte mire qe kurr mos ta permend ma sepse njehere kur nderhyri beri gabim historik duke tentuar qe ti ndryshoj kufijte e Kosoves ne favor te Serbise e skenareve serbomedha te Vuciqit e Millosheviqit!”- shkruan ajo.

Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama nga Franca ka deklaruar se nuk është ai personi i duhur që duhet të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edita tahiri edi rama edita tahiri

Sondazh

Poll