Politike

Sot feston ditëlindjen, Meta: I lumtur që e ndaj në ditën kur NATO vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit

24 Mars 2021, 13:42 Nga DOSJA
Sot feston ditëlindjen, Meta: I lumtur që e ndaj në ditën

TIRANË– Presidenti Ilir Meta feston ditëlindjen e tij. Kjo ditë është një datë shumë të rëndësishme për Kosovën siç është ajo e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Meta shkruan në “Facebook” se është i lumtur që feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me këtë ngjarje të shënuar, ndërsa thekson se kombi shqiptar do iu jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

MESAZHI:

Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll