Politike

Takimi me të rinjtë, Basha prek sërish video-konferencën me komisioneren: U zemërua kryeministri, është ndërhyrje në pu

24 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA
Takimi me të rinjtë, Basha prek sërish video-konferencën me

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prekur sërish temën që nxiti reagime një ditë më parë. Teksa zhvillonte takime me studentët dhe të rinjtë e njësisë nr.5, Basha tha se video-konferenca me komisioneren e ka mërzitur kryeministrin, referuar reagimit që bëri ky i fundit. Basha shtoi se në fakt ishte një ndërhyrje, por jo në favorin e politikës, port ë rinjve.

“Kjo është biseda që bëmë dhe u transmetua dje me Komisioneren ku na kishte ftuar një nga universitetet më të njohura të Austrisë, quhet universiteti Modul dhe ne kemi bashkëpunuar me ta. Në qoftë se iu kujtohet para disa muajsh kam thënë që ne s’po presim të vijmë në qeveri. Akoma në opozitë kemi përgatitjet që ditën e marrjes së së përgjegjësive qeveritare të fillojmë menjëherë punën. Cilat janë përgatitjet? E para, pesë gjuhë të huaja do të ofrohen online pa pagesë për rininë: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht. Dhe e dyta, në bashkëpunim me universitetet 20 profesione të ndryshme po kështu online që nga trajnimi në fushën e Teknologjisë së Informacionit, tek Adminsitrimi, tek fusha të ndryshme. Dhe që u zemërua pak kryeministri se tha që është ndërhyrje në punët e brendshme. Në fakt është ndërhyrje në punët e brendshme, por jo në favorin tim, as në të tijin, porn ë favor të rinisë shqiptare. Aty ku qenë për tetë vite dhe nuk ka përfituar nga fondet,”– tha Basha.

Videokonferenca e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel u komentua nga kryeministri Edi Rama si ndërhyrje në zgjedhje. Kreu i qeverisë kërkoi dhe reagimin e Brukselit. Ndërsa, kandidati i opozitës për kryeministër tha se është shumë i vendosur që të bëjë gjithçka që të integrojë vendin në BE. Edhe vetë komisionerja Gabriel tha se mbajti thjesht një fjalim, reagim që e pohoi edhe vetë Brukseli.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha maria gabriel lulzim basha maria gabriel

Sondazh

Poll