Politike

Kandidatja e PD-së për deputete poston FOTOT, Lediana Fratari: Kjo nuk është Shqipëria që duam, duhet ta çlirojmë nga mb

24 Mars 2021, 15:24 Nga DOSJA
Kandidatja e PD-së për deputete poston FOTOT, Lediana Fratari: Kjo nuk

TIRANW- Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari, përmes postimit të disa fotografive denoncon situatën mjedisore në vend, si pasojë e ndotjes nga mbetjet urbane.

Në një postim më titull “Kjo nuk është Shqipëria që duam dhe ne duhet ta çlirojmë nga mbetjet”, Fratari sjell fragmente nga mjedise të ndotura nga mbetjet urbane.

“Në shumë zona rurale, situata e mjedisit është e rëndë. Mungon infrastruktura për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe banorët i hedhin ato në mjedise natyrore, në përrenj e lumenj, duke përfunduar më pas në det. Ligjet parashikojnë menaxhimin e integruar të mbetjeve, por ato nuk zbatohen. Menaxhimi i mbetjeve është një detyrë e pushtetit vendor, por kjo nuk mjafton që qeveria qëndrore dhe ligjvënësit të qëndrojnë të qetë. Ndotja e mjedisit është sot një problem me përmasa kombëtare dhe duhet të marrë një zgjidhje urgjente” – shkruan Fratari.

Ajo thekson se në kuvend do të ngrejë zërin në mënyrë të vazhdueshme kundër kësaj gjendjeje të rëndë, në kuvend dhe jashtë tij.

“Mjedisi i pastër është një standard jetese. Për ne, dhe të huajt që ne i ftojmë të vijnë si turistë” – shkruan Fratari në postim e saj në rrjetin docial facebook.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari lediana fratari

Sondazh

Poll