Politike

Sigurimi i vaksinave kineze, Rama shkon në Turqi, takon distributorin e Coronavac dhe Presidentin Erdogan

24 Mars 2021, 13:57 Nga DOSJA
Sigurimi i vaksinave kineze, Rama shkon në Turqi, takon distributorin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është nisur rreth orës 15:00 drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojë takime me distributorin turk të vaksinës kineze që pritet të mbërrijë në vendin tonë, Coronavac. Dosja.al ka mësuar se kreu i qeverisë do të zhvillojë disa takime zyrtare me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, në kuadër të furnizimit të Shqipërisë me vaksinat kineze.

Gjithashtu, Rama do të zhvillojë edhe një takim me vetë Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, për të diskutuar rreth të njëjtës temë.

Një ditë më parë në fletoren zyrtare, u botua akti normativ i marrëveshjes së qeverisë shqiptare me një distributor turk, por detajet të tjera nuk dihen. Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP tha mesditën e sotme nga mbledhja e Komitetit Teknik se sasia e dozave që do të vijnë dhe detaje të tjera rreth kësaj marrëveshjeje, pritet që të zbardhen mbrëmjen e sotme.

Ditën e sotme nga Kamza vetë kryeministri Rama tha se javës që vjen do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri, deklaratë që u përsërit edhe nga ministrja Ogerta Manastirliu. Aktualisht në vendin tonë kanë mbërritur vaksina nga Pfizer, Astrazeneca dhe Spitnik V dhe në total janë vaksinuar 51 mijë e 690 persona nga bluzat e bardha, të moshuarit, mësuesit e pedagogët.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne turqi 24 mars 2021 recep tayip erdogan shqiperia nis vaksinimin vaksina kineze ne sqhiperi rama ne turqi 24 mars 2021 recep tayip erdogan shqiperia nis vaksinimin vaksina kineze ne sqhiperi

Sondazh

Poll