Politike

Periferia e Tiranës e zhytur në mjerim, banori në Laknas: Marrë 100 mijë lekë në muaj, më duhen vetëm për të siguruar

24 Mars 2021, 14:54 Nga DOSJA
Periferia e Tiranës e zhytur në mjerim, banori në Laknas:

TIRANË-  Drejtuesi politik për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit, Flamur Noka, vizitoi shtëpitë e disa familje që jetojnë në kushtet tejet të vështira në Laknas. Fillimisht, Noka takoi Ramazan Demirin, baba i 7 fëmijëve.

“Jam pa punë dhe bashkëshorten e kam shumë të sëmurë. 100 mijë lekë në muaj më duhen vetëm për të siguruar ilaçet e bashkëshortes. Nuk marr as ndihmë ekonomike” – shprehet Demiri.

I papunë, pa tokë nga e cila mund të nxirrte ndonjë prodhim, Ramazan Demiri ndihet i pashpresë.


“Kemi një qeveri të pashpirt, që i ka vënë shkelmin qytetarëve. Janë me mijëra qytetarë që ndihen të nëpërkëmbur nga shteti. Më 25 prill kjo situatë do të marrë fund. Ne do të krijojmë një qeveri që do të kujdeset për qytetarët e saj” – premtoi Noka.

Bashkëshortja e Ramazani shprehet se janë ankuar në bashki, por nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, madje edhe vajzën 20 vjeçare e kanë pa punë.

Noka e siguroi familjen Demiri, se Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryeministër, jo vetëm që do t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë, por do të dyfishojë ndihmën ekonomike.Më pas, z.Flamur Noka u ndal në një tjetër familje në Laknas.

“Jetojmë 12 vetë pa asnjë lloj ndihme. Kisha një lopë dhe u detyrova ta shes që të siguronim bukë” – u shpreh kryefamiljari.

“Shteti e ka për detyrë të kujdeset për qytetarët e tij, jo t’ju lerë pa bukë. Ju sot jeni pa punë, pa rrogë, pa ndihmë ekonomike. Duhet një qeveri që të mendojë për ju!” – përfundoi Noka.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flamur noka flamur noka

Sondazh

Poll