Politike

Irena Gjoka zgjidhet zëvendës kryetare e Gjykatës së Posaçme

24 Mars 2021, 15:05 Nga DOSJA
Irena Gjoka zgjidhet zëvendës kryetare e Gjykatës së

TIRANË– Irena Gjoka zgjidhet zëvendës kryetare e Gjykatës së Posaçme pas emërimit të Sandër Simonit anëtar në Gjykatën e Lartë.

Në njoftmin e Gjykatës, thuhet se fillimisht, paraqitën dy kandidatura, ku pasi u lexuan të gjithë fletët e votimit, u përzgjodh gjyqtarja Irena Gjoka, si zëvendeskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zhvilloi sot më datë 24.03.2021 procesin e votimit për zgjedhjen e Zëvendes Kryetarit të kësaj Gjykate. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami. Në bazë të Ligjit Nr. 98/2016 “Për Organizimin e pushtetit gjyqësor nëRepublikën e Shqipërisë dhe në zbatim të njoftimit dhe vendimit nr. 7, datë 21.12.2018 të “Rregullores për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zevendëskryetare të gjykatave, u paraqitën dy kandidatatura, konkretisht: Gjyqtarja Irena Gjoka Iliriana Olldashi. U zhvillua procesi i votimit dhe në përfundim, pasi u lexuan të gjitha fletët e votimit, u përzgjodh gjyqtarja Irena Gjoka, si zëvendeskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike irena gjoka irena gjoka

Sondazh

Poll