Politike

Kur mbërrijnë vaksinat kineze? Manastirliu: Sot përmbyllet marrëveshja, nga java tjetër fillojmë vaksinimi masiv

24 Mars 2021, 13:33 Nga DOSJA
Kur mbërrijnë vaksinat kineze? Manastirliu: Sot përmbyllet

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ishte në Kamëz së bashku me kryeministrin Edi Rama për të parë procesin e vaksinimit të mësuesve me AstraZeneca, ka dhënë edhe një lajm duke thënë se nga java tjetër pritet të mbërrijnë vaksinat kineze në vendin tonë.

Manastirliu ka thënë se sot finalizohet akti normativ për marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi’,  sipas të cilës Shqipëria do të përfitojë vaksinat kundër COVID, të prodhuara në Kinë.

Sot finalizojmë aktin normativ për distributorin që kemi autorizua. Sot përmbyllet. Dhe besoj që nga java tjetër fillojmë vaksinimi masiv.’-tha ajo.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll