Politike

‘Nuk bëra pakt me djallin’/ Ditmir Bushati tregon pse e përjashtoi Rama nga partia: Do kisha kompleks nëse do ti kisha dh

24 Mars 2021, 12:18 Nga DOSJA
‘Nuk bëra pakt me djallin’/ Ditmir Bushati tregon pse e

TIRANË– Ditmir Bushati ka komentuar në ‘A-show’me Adi Krastën, largimin nga Partia Socialiste. Ai bëri të ditur se Rama i ka thënë që duhet ti japë fytyrën politikës dhe sipas Bushatit këtë shprehje e ka kuptuar sikur duhet të bëjë pakt me djallin.

DEKLARATA:

“Dhe më ka bërë përshtypje kur Edi Rama më ka thënë “Dua t’i japësh fytyrën tënde politikës”, dhe unë kështu e kam kuptuar, që të mos bëja pakt me djallin dhe disa fenomene gërryese të tranzicionit t’i përballonim, fillimisht brenda radhëve tona, po kur veshi zë shumë dyllë, duhet të flasësh në publik. Prandaj them, se kam qenë i qartë për këtë vendim se nuk kam parë reflektim. E kam thënë edhe pas rënies së tërmetit që më është dukur vetja si inxhinier që thotë shiko se ky pallati ka rrezik shembjeje. Se unë e kam thënë që nuk jam as senator as rishtar në politikë. Do kisha kompleks nëse do kisha bërë pakt me djallin, nëse do i kisha dhënë akses krimit, nëse do isha peng i tyre.

Ndërsa për Tom Doshin ai është shprehur se nuk ka asgjë personale, por për të shpjeguar se çfarë ndodh me politikën e Partisë Socialiste në këtë qytet, ai rendit një sërë emrash të politikës që nuk janë më, ndërsa në Shkodër, ka mbetur gjithnjë Tom Doshi.

Qëndrimet e mia ndaj fenomenit kanë qenë shumë të qarta. Nuk ka njeri në PS dhe në Shkodër që të mos t’i dije qendrimet e mia në këtë pikë. Bëni një analizë. Para meje kanë qenë në PS e Shkodrës Mimoza Hafizi, Bashkim Kopliku, vetëm zotëria që ju përmendët vazhdon të jetë deputet. Të gjithë të tjerët fshihen rrugës. Fshihen rrugës.
Ka qenë Shaqir Vukaj, Mehdi Zhega, Paskal Milo, Fehmi Abdiu, Ilir Gjoni, njerëz me një emër të caktuar. Asnjë nuk njihet me veprimtari të dyshimta. Mbase në një moment mund të kishin pakte me këtë kategori që përmendët ju, por Shkodra që para 100 vjetësh përfaqëshej nga Luigj Gurakuqi, sot duhet të përfaqësohet nga një nivel tjetër. Ky është shqetësimi im që kam pasur, nuk kam asnjë gjë personale me Tom Doshin”.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama ditmir bushati edi rama

Sondazh

Poll