E FORTË! Berisha denoncon: Sherr në Lezhë, prefekti dhe Pjerin Ndreu rrihen me grushta. Gjokë Jaku dhe kryebashkiaku e mohoj
24 Mars 2021, 12:16Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet e tij sociale një denoncim që i ka ardhur nga Lezha. Sipas ish-kryeministrit, prefekti i qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu janë konfliktuar fizikisht.
Ndër të tjera shkruhet se sherri dhe përplasja fizike ka ndodhur brenda ambienteve të Bashkisë së Lezhës, por nuk jep detaje të tjera lidhur me arsyet.
“Denoncimi tek ish-kryeministri Sali Berisha: Rrihen me grushta Pirini dhe Gjoke Jaku ne shtrofullen elektorale! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Pershendetje zoti kryeminister. Ne baze te informacioneve qe kam direkt nga shtabi elektoral i PS pardje pas nje sherri te madhe dhe shkembimit te akuzave te renda per njeri tjetrin jan rrahur me grushte prefekti Gjoke Jaku dhe kryetari i bashkise Pjerin Ndreu. Ngjarja ka ndodhur ne shtabin elektoral brenda ne bashkine e lezhes. Te fala,”-shkruan denoncuesi.
Për denoncimin e bërë nga Berisha, të ashpra kanë qenë reagimet nga dy të lartpërmendurit, Jaku dhe Ndreu. Ky i fundit, e ka cilësuar denoncimin e Berishës si të gënjeshtërt, ndërsa Jaku duke e cilësuar Ndreun si një prej miqve të tij më të mirë. Gjithashtu të dy kanë premtuar se më 25 prill do t’i mundin demokratët duke marrë mandatet në Lezhë.
REAGIMET:
Pjerin Ndreu: Faqja e Saliut, nje shemtire genjeshtrash e manipulimesh te turpshme. Ka me ordinere se keta qe sajojne pa piken e turpit?! Pikerisht per kete nuk i voton njeri keta palaco me ne krye Sali mortjen! Sali nuk jemi rrafe, por te dy do te zhdepim ty me 25 Prill!
Gjokë Jaku: Rrihen me grushta P. Ndreu e Gj. Jaku…shkruan Berisha. E vetmja gjë që i them këtij gojëshqyeri është të mbuloftë turpi, se s’besoj se ka më një njeri normal që i beson këtij njeriu korb. Unë nuk grushtoj askënd që prej fëmijërisë time e aq më pak tani e me miqtë e mi! Të siguroj se ka mbaruar koha jote, nuk “pinë ujë” diversionet tuaja, s’je asgjë tjetër veçse një i mjerë, dhe një gjë, “dita e ndeshjes” është afer, bashkë me Pjerinin, miq e bashkëpunëtorë të tjerë do marrësh atë që meriton, humbjen e radhes!
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vizituar sot Fierin, ku ka prezantuar një nga kandidatet e LSI për atë qark.Gjat...
TIRANË– Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale ditën e nesërme në orën 18:00. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se socialistët do të m...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka paditur ditën e sotme kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Në një deklaratë për mediat...
TIRANË– Dita e sotme shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për popullin shqiptar; atë të nisjes së bombardimeve të NATO-s në Serbi, plot 22 vite më parë....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në familjen e Klodian Rashës. Kjo është hera e katërt që kryeministri po viziton familjen e 25-vje&cced...
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Ditmir Bushati, feston ditën e sotme ditëlindjen e tij. Ai ka ndarë në ‘instastory’ një foto teksa sh...
BEOGRAD– Videoja e presidentit amerikan Bill Clinton që kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet e tij sociale ka “tërbuar” serbët. Në 22-vjetorin e fillimit ...