Politike

Lulzim Basha: Kam nisur të lexoj Tolstoin që kur isha 4 vjeç

24 Mars 2021, 10:19 Nga DOSJA
Lulzim Basha: Kam nisur të lexoj Tolstoin që kur isha 4 vjeç

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar librin e tij “Misioni im”. Në libër Basha thotë se ka nisur të lexojë që kur ishte në kopësht një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Leon Tolstoin.

Basha shkruan se ka nisur të lexojë që në moshën 4-vjeçare veprat e Tolstoit, i njohur për kryeveprat “Ana Karenina” dhe “Lufta e paqja”, i cili konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

“Një nga pasionet e mia të para të periudhës së shkollës ka qenë, dhe vazhdon të mbetet si lexues i rregullt i saj, letërsia, librat. Kam nisur të lexoj mjaft herët, që në moshën 4-vjeçare. Libri i parë artistik që kam lexuar ka qenë një përmbledhje fabulash “Kopshtari dhe të bijtë” nga Leon Tolstoi. Në familje kemi qenë të rrethuar nga libra edhe për shkak të shkrimtarit të njohur Sulejman Krasniqi, si pjesë e rrethit tonë të ngushtë familjar. Sigurisht, me kulturën dhe librin kam ngelur një soditës dhe shijues i saj. Më pëlqejnë shumë muzika, kinematografia, piktura dhe arkitektura. Kur më jepet rasti të vizitoj muzeume të ndryshme, orët rrjedhin si minuta brenda tyre. Është një botë që më mbush shpirtërisht, dhe si kryeministër i ardhshëm dua të vihem në shërbim të komunitetit të mrekullueshëm të artistëve shqiptarë. Unë jam rritur me veprat e tyre dhe natyrisht dëshiroj që edhe fëmijët e mi të mbushen shpirtërisht nga arti shqiptar,”-shkruan Basha.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike libri i lulzim bashes lulzim basha libri i lulzim bashes lulzim basha

Sondazh

Poll