Bota

Situata me COVID/ Draghi paralajmëron hapjen e shkollave: Shkollat ​​fillore dhe çerdhet mund të hapen pas Pashkëve (Pla

24 Mars 2021, 10:16 Nga DOSJA
Situata me COVID/ Draghi paralajmëron hapjen e shkollave: Shkollat

ITALI– Kryeministri italian, Mario Draghi duke folur në Senat, premtoi se nëse situata do të përmirësohet, shkollat fillore dhe çerdhet do të jenë të parat që do të hapen, madje edhe në zonat e kuqe.

“Ndërsa jemi duke vaksinuar është mirë të fillojmë të planifikojmë hapjet. Ne po shikojmë me kujdes të dhënat për infektimet, por me pak fjalë, nëse situata epidemiologjike e lejon, shkolla do të hapet para së gjithash edhe në zonat e kuqe “.- shpjegoi kryeministri.

Sipas Corriere.it, CTS po punon së bashku me dhomën e kontrollit për të vlerësuar të dhënat dhe për të përcaktuar nëse rregullat për rihapjen do të jenë të vlefshme rajone për rajone ose nëse ato gjithashtu mund të diferencohen krahinë për krahinë.

Nëse zonat më të rrezikuara duhet të presin edhe dy javë për rihapjen e çerdheve dhe shkollave fillore, gjërat mund të jenë më mirë në rajonet që bëhen portokalli të hënën, ata mund të rinisin aktivitetin. Nuk mjafton të jesh në zonënportokalli për tu rihapur, të duhet një raport midis infektimeve dhe popullsisë që është nën 250 për 100 mijë banorë në javë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mario draghi vaksinimi ne itali koronavirusi ne itali mario draghi vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll