Bota

Albin Kurti refuzon ta komentojë aktakuzën ndaj ministrit Liburn Aliut: Nuk është vendi për të folur për politikë

24 Mars 2021, 09:25 Nga DOSJA
Albin Kurti refuzon ta komentojë aktakuzën ndaj ministrit Liburn

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar, kur është pyetur në lidhje me aktakuzën ndaj Liburn Aliut.

Sipas Gazeta Express, Kurti është pyetur në kompleksin memorial “Dëshmorët e kombit” në Gllogjan, ku ai bashkë me kabinetin e tij të përbërë dhe nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu po zhvillojnë homazhe.

Kurti është shprehur se në vendin e dëshmorëve nuk mund të flitet për politikën e ditës.

“Te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”, ka thënë ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Qeverinë Kurti 2, është akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aktakuza është ngritur nga  Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, ku Aliu thuhet se ka kryer  veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 22-vjetori i bombardimeve te nato albin kurti liburn aliut. 22-vjetori i bombardimeve te nato albin kurti liburn aliut.

Sondazh

Poll