Bota

I kërkoi që të sjellë ndryshim/ Qytetarja e Kosovës shprehet e befasuar që Kurti ia mban mend fjalët: Kam shumë besim te

24 Mars 2021, 08:36 Nga DOSJA
I kërkoi që të sjellë ndryshim/ Qytetarja e Kosovës

KOSOVË-Drita Osmanit, e cila gjatë fushatës i ka dhënë një mesazh Albin Kurti është shprehur e lumtur që ai i ka mbajtur mend fjalët e saj.

Sipas Gazeta Express, ajo ka thënë se shpreson që gjërat të ndryshojë, pasi nuk është e vetmja që kërkon ndryshim. Gjithashtu është shprehur se ka besim që Vjosa dhe Osmani do të bëjnë një ndryshim drastik.

“U befasova që Kurti i kishte mbajtur ne mend fjalët e mia pasi nuk isha e vetmja që kërkoja ndryshimin. Kam shumë besim se Albini dhe Vjosa do të bëjnë ndryshime drastike në Kosovë. Ne nuk jemi askund me drejtësi, ekonomi, arsim e s’jemi askund me asgjë. Isha në qytet dhe e pashë që ka grumbullim të njerëzve. Pyeta çfarë po ndodh dhe më thanë që kanë ardhur Albini me Vjosën. Thashë po kam dëshirë t’ua japë një mesazh,”-ka thënë ajo.

Gjatë periudhës së fushatës, Drita e ka ndaluar kryeministrin duke i thënë se nëse punojnë për popullin e Kosovës do kenë mbështetje dhe nëse jo do t’i largojë si të tjerët.

(k.a./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti drita osmani albin kurti drita osmani

Sondazh

Poll