Bota

22 vjet nga sulmet e NATO-s mbi ish-Jugosllavi, Idrizi: Mirënjohje SHBA-ve dhe aleatëve

24 Mars 2021, 08:44 Nga DOSJA
22 vjet nga sulmet e NATO-s mbi ish-Jugosllavi, Idrizi: Mirënjohje SHBA-ve

TIRANË-Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka folur në lidhje me rastin e 22-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës, nga gjenocidi serb.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-në, për këtë kontribut që kanë dhënë në çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.

“Sot bëhen 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, dhe zgjatën 78 ditë. Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke çliruar njëherë e mirë bashkëkombasit tanë nga sundimi shekullor i Beogradit. Ne jemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë të NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm sikurse jemi krenar që bëjmë pjesë në aleancë prej 12 vjetësh. Ky është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit dhe besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë,”-ka thënë ai. 

Postimi i plotë:

Lajmi kryesor:22 vite nga bombardimi i NATO-s në Kosovë që i dha fund vuajtjes!

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni 22-vjetori i bombardimeve te nato shpetim idrizi 22-vjetori i bombardimeve te nato shpetim idrizi

Sondazh

Poll