Bota

Vjosa Osmani kujton bombardimet e NATO-s: 24 marsi 1999 shënoi kthesë të madhe për fatin tonë, faleminderit vendeve që na

24 Mars 2021, 08:57 Nga DOSJA
Vjosa Osmani kujton bombardimet e NATO-s: 24 marsi 1999 shënoi kthesë

KOSOVË-Kandidatja për presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka rikujtuar 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, vendet anëtare të BE-së dhe Aleanca e NATO-s për ndihmën që kanë dhënë në luftën kundër forcave serbe.

“Sot e përherë, i jemi mirënjohës pafundësisht të gjithë grave e burrave të forcave paqeruajtëse të NATO-s. Sot e përherë, i jemi mirënjohës të gjithëve që u rreshtuan në anën e drejtë të historisë. Pa kontributin tuaj, liria për ne do të ishte e pamundur.  Ne rilindëm, për ta ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi premisën e lirisë dhe një shtet të bazuar në premisën e barazisë qytetare! Kemi bërë një rrugëtim të gjatë që nga ajo ditë. Përgjatë këtij rrugëtimi, mbrojtësit e lirisë sonë u shndërruan në mbështetësit më të fortë të procesit të shtetndërtimit të Republikës së re. Vendi ynë , Kosova jonë e dashur, po fuqizohet me mbështetjen e miqve tanë. Ka shumë punë për t`u bërë, por ne jemi të vendosur të punojmë fort e ta mbrojmë lirinë tonë me çdo kusht. Kjo datë është rikujtim historik për vuajtjet, vrasjet, të pagjeturit, dhunimet e dëmet që shkaktoi regjimi serb. Është rikujtim për breza të tërë që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot e për luftën e drejtë çlirimtare të popullit tonë. Në këtë datë, vlera e lirisë dhe e demokracisë kanë marrë një dimenzion të ri për ne por edhe për gjithë botën demokratike, e këto vlera mbeten përkushtim i yni i përhershëm.   Të rikujtojmë për të mos harruar me shikimin e qartë kah e ardhmja! E ardhmja është me Republikën e Kosovës anëtare të aleancës sonë shpëtimtare- anëtare të NATO-s,”-ka thënë ajo.

Postimi i plotë: 

Sot është Dita e Shpresës!

24 marsi 1999 shënoi kthesë të madhe për fatin tonë – kjo ditë shënoi rikthimin e shpresës…

Posted by Vjosa R. Osmani on E mërkurë, 24 Mars 2021

Lajmi kryesor:22 vite nga bombardimi i NATO-s në Kosovë që i dha fund vuajtjes!

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 22-vjetori i bombardimeve te nato vjosa osmani 22-vjetori i bombardimeve te nato vjosa osmani

Sondazh

Poll