Bota

Kurti me kabinetin qeverisës kryen homazhe në Gllogjan: Duhet rikujtuar sakrifica për fitimin e lirisë

24 Mars 2021, 09:41 Nga DOSJA
Kurti me kabinetin qeverisës kryen homazhe në Gllogjan: Duhet

KOSOVË-Kryeministri Kosovës, Albin Kurti ka kryer homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të 22-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-së.

Sipas Gazeta Express, ai ka shkuar bashkë me kabinetin e tij qeverisës dhe ka mbajtur  dhe një fjalim të shkurtër.

Kurti ka thënë se 23 vite më parë në Gllogjan ka filluar lufta për liri dhe më pas 1 vit më vonë ka ardhur dhe ndërhyja e NATO-së, deri në çlirimin përfundimtar të vendit nga forcat serbe.

Gjithashtu, Kurti është shprehur se duhet të rikujtohen viktimat e luftës në mënyrë që t’i dihet vlera e lirisë dhe sakrifica për ta fituar.

“23 vjet më parë në Gllogjan u dha kushtrimi i lirisë në Dukagjin, lufta çlirimtare u përhap gjithandej dhe një vit më vonë, pushkëve të lirisë iu bashkëngjiten avionët e NATO-s dhe nuk vonoi e u çlirua Kosova. 24 marsi i epopesë së Dukagjinit dhe ai i ndërhyrjes së NATO-s thuajse na tregojnë rendin e logjikshëm të gjërave, së pari pushka jonë pastaj avioni i NATO-s, ngjashëm edhe sot së pari puna jonë, e pastaj edhe ndihma prej jashtë për zhvillim e drejtësi. Në ditë të shënuara si kjo ne bëjmë nderim për dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Ne që jemi të gjallë duhet të kujtojmë ata që nuk janë sepse vetëm duke ia përkujtuar vetës sonë çmimin e madh për liri e pavarësi ne ua dijë e ua ruajmë vlerën lirisë dhe pavarësisë,”-ka thënë ai.

Lajmi kryesor: 22 vite nga bombardimi i NATO-s në Kosovë që i dha fund vuajtjes!

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 22-vjetori i bombardimeve te nato albin kurti kosove 22-vjetori i bombardimeve te nato albin kurti kosove

Sondazh

Poll