Bota

Specialja refuzojnë t’iu japë dokumentet e konfiskuara, OVL e UÇK-së del në konferencë për media

24 Mars 2021, 09:54 Nga DOSJA
Specialja refuzojnë t’iu japë dokumentet e konfiskuara, OVL e

KOSOVË -Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditën  e sotme do të mbaj një konferencë për media, pasi Gjykata Speciale në Hagë nuk iu ka dorëzuar një pajisje të konfiskuara më 25 shtator të vitit të kaluar, madje dhe as një raport se çfarë është gjendur aty.

Sipas Gazeta Express, konferenca e OVL-së së UÇK-së do të mbahet në orën 12:00.

“Ju njoftojmë se sot me datë 24.03.2021 në ora 12, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për gazetarë. Jeni të mirëseardhur,”-shkruat në njoftimin e OVL-së.

Po ashtu dhe avokati i OVL-së, Tom Gashi, ditën e sotme ka deklaruar se pavarësisht se Prokuroria Speciale në Hagë e ka ftuar të marrë pajisjen e konfiskuar, ajo nuk ja ka dhënë. Sipas tij, organizata ka kërkuar një raport se çfarë është gjendur në pajisjet e konfiskuara më 25 shtator të vitit të kaluar.

“Para dy ditësh jemi njoftuar nga Prokuroria Speciale që ditën e sotme të vij unë si përfaqësues i OVL-UÇK-së apo Faton Klinaku. Kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar por kanë vendosur që të mos na i japin pajisjet. Unë besoj që mosdhënia e pajisjeve edhe pse ishte kërkesë e tyre që ne të vinim. Ne kërkuam që të na japin një raport se çfarë është gjetur në ato pajisje që janë konfiskuar me 25 shtator të vitit të kaluar”, ka deklaruar Gashi.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ovl-uçk konfernence per mediat tom gashi ovl-uçk konfernence per mediat tom gashi

Sondazh

Poll