Politike

Bushati: Ndarja e Kosovës, ide e vjetër serbe, u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një

23 Mars 2021, 20:17 Nga DOSJA
Bushati: Ndarja e Kosovës, ide e vjetër serbe, u riaktivizua në

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati,  ka folur për në lidhje me përplasjet me Edi Ramën për çështjen e ndarjes së Kosovës.

I ftuar në emisionin ‘A Shoë’, ka thënë se ndarja e Kosovës, ishte një ide e vjetër serbe që sipas tij, u riaktivizua në gojë të shqiptarëve dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Më tej, ai ka thënë se ideja e ndarjes së Kosovës, ishte një ide që futi në tension rajonin dhe uli ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.

“Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik. Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyqur. Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë. Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë. “- ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll