Politike

Ambasadorja Kim u bën thirrje shqiptarëve: Mos u mjaftoni me një Iphone dhe 100 euro, vlerësoni votën tuaj

23 Mars 2021, 20:16 Nga DOSJA
Ambasadorja Kim u bën thirrje shqiptarëve: Mos u mjaftoni me një

TIRANË– Ambasadorja Amerikane Yuri Kim në një intervistë për ABC  ka komentuar çështjen e shumëpërfolur të blerjes së votës në vendin tonë.

Kim në intevistën e saj për gazetaren Esiona Konomi është shprehur se qytetarët shqiptarë duhet të dinë vlerën e votës dhe të mendojnë të ardhmen e fëmijëve para një Iphone që mund të marrin në një moment.

“Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre. Ajo që dëgjoj këtu është blerja e votave dhe mendoj që votuesit shqiptarë duhet të vendosin. A është krenaria ime, dinjiteti im, e ardhmja e fëmijëve të mi? A ja vlen që të marr një celular IPHONE ta përdor, a ja vlen për 100 euro? A ja vlen kjo gjë për ofendimin që dikush mund të të thotë se mund të të blejë votën tënde? Mund të blejë jetën tënde?

Nuk mendoj që është kështu. Dhe arsyeja pse kam ardhur në Shkodër, është sepse ky vend ka një histori shumë të vecantë. Është një vend i njerëzve të fortë. Me një ndjesi të fortë krenarie. Dhe mendoj që kur njerëzit mbajnë mend se kush janë, ata kanë për të bërë gjënë e duhur në zgjedhje”, ka thënë Kim.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll