Politike

Edi Paloka: Me Edi Ramën, shqiptarët në garë me sirianët kush të ikë më parë nga vendi. Shqipërisë i duhet ndryshim

23 Mars 2021, 18:00 Nga DOSJA
Edi Paloka: Me Edi Ramën, shqiptarët në garë me

DURRËS- Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, u tha banorëve të Katundit të Ri se ai do t’i prezantojë në Parlament, pavarësisht bindjeve të tyre. Qëllimi kryesor i PD është të ndalojë emigrimin, duke krijuar kushte që të rinjtë të punësohen në vend dhe të krijojnë një jetë të mirëqenë e të sigurtë.

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit.”- tha ai. 

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, vuri në dukje se për 8 vjet Edi Rama e mori zvarrë vendin dhe e la mbrapa të gjithëve, duke stopuar integrimin nq BE.

“Misioni ynë,  është anëtarësimi në BE. Vetëm arritja e këtij objektovi sjell ndryshimin në vend, por kjo bëhet vetëm duke patur në krye të qeverisë një kryeministër europian si Lulzim Basha”.– tha më tej ai.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll