Politike

KAS i miratoi PD-së listën me 222 kandidatë, PS-ja ankimon vendimin në Kolegj Zgjedhor

23 Mars 2021, 17:42 Nga DOSJA
KAS i miratoi PD-së listën me 222 kandidatë, PS-ja ankimon

TIRANË– Partia Socialiste ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS),  i cili rrëzoi sot vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike dhe aleatëve nga 222 në 153.

PS-ja nuk është dakort me këtë vendim të KAS dhe ka vendosur që ta depozitojë anikimimin në Kolegjin Zgjedhor.

Sot, KAS shfuqizoi aktin e KQZ-së dhe vendosi që emrat e paraqitur nga kreu i PD-së të rikthehen në garë, duke e çuar selinë blu në zgjedhje me 222 kandidatë. Këtë vendim, Partia Demokratike e cilësoi fitoren e parë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll