Politike

Kërkoi reagim urgjent, Brukseli u përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk ndërhyjmë në fushatë, ishte thjesht një fjalim

23 Mars 2021, 19:20 Nga DOSJA
Kërkoi reagim urgjent, Brukseli u përgjigjet akuzave të

BRUKSEL– Komisioni Europian i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi reagim urgjent pas video-konferencës së komisioneres Maria Gabriel me kryedemokratin Lulzim Basha.

Në një reagim për Euronews Albania, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero shprehet se pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor.

“Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Lutemi të keni parasysh që Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e 18-të Rrumbullakët mbi Arsimimin, me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili është organizatori i këtij eventi. Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor.

Fjalimi, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Komisionit, është i fokusuar mbi iniciativat e fundit evropiane në fushën e arsimimit dhe të kërkimit, të cilat vlejnë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Komisionerja nuk bëri ndonjë deklaratë për ndonjë parti politike, por mbajti një fjalim mbi çështjet që kishin të bënin me fushën e saj,”– tha Pisonero ndër të tjera.

Videokonferenca e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel u komentua nga kryeministri Edi Rama si ndërhyrje në zgjedhje. Kreu i qeverisë kërkoi dhe reagimin e Brukselit. Ndërsa, kandidati i opozitës për kryeministër tha se është shumë i vendosur që të bëjë gjithçka që të integrojë vendin në BE. Edhe vetë komisionerja Gabriel tha se mbajti thjesht një fjalim.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll