Politike

Rrëfimi i Lulzim Bashës në librin e tij: Kam pasur oferta për të ‘eliminuar’ Sali Berishën, s’është në formimin t

23 Mars 2021, 17:54 Nga DOSJA
Rrëfimi i Lulzim Bashës në librin e tij: Kam pasur oferta

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rrëfyer në librin e tij me titull “Misioni im”, se ka pasur edhe oferta për të ‘vrarë’ politikisht ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha.

Ndër rreshta në librin e tij, Basha shkruan se Berisha për të nuk ka qenë një barrë, por një këshillues, një shkollë për të. Kryedemokrati nuk sqaron se kush ia ka bërë këto oferta, por shton se nuk është në traditën e PD-së dhe as në formimin e tij për të vrarë ‘babanë’, siç edhe e quan ai Berishën.

Pjesë nga libri:

….Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo ne formimin tim, dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të vrasim babain”. Babai respektohet në shoqërinë tonë dhe kudo në shoqëritë e shëndosha: jeta ndjek ciklin e saj dhe gjërat shkojnë dhe ecin për para dhe përvoja veçse mund të vleje. Kjo ftese e përhershme për të ‘vrarë babanë’ më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim.

Ishte, në një mënyrë, një lloj shkolle të cilën ishte privilegj që ta kisha dhe jo barrë që ta vuaja. Sali Berisha respektohet, dëgjohet, është pjesë historisë së Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare, si lideri historik i saj. Dhe si i tillë, mendimi se kam një përvojë të tillë ku mund të mbështetem, ka qenë lehtësim për mua dhe aspak një barrë. Mbi këtë është spekuluar vazhdimisht, duke u përpjekur të krijohet ideja e dualitetit, ideja e mbikëqyrjes, ideja e patronazhit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll