Politike

Deklaratat e Luljeta Bozos për diktaturën, Diaspora shqiptare dhe Federata Vatra letër 60 eurodeputetëve: Të tronditur nga

23 Mars 2021, 19:31 Nga DOSJA
Deklaratat e Luljeta Bozos për diktaturën, Diaspora shqiptare dhe

TIRANË-Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Federata Vatra, ka reaguar, pas deklaratave të kandidates për deputete nën siglën e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, se diktatori Enver Hoxha, i ka dhënë më shumë të mira se të këqija kombit shqiptar.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë në një postim që ka bërë në faqen zyrtare, shkruan se janë ë tronditur nga deklarata e saj, sakaq bën me dije se i ka dërguar një shkresë 60 euro-deputetëve, duke u shprehur të revoltuar  sesi një kandidate për deputete relativizon periudhën e monizmit.

Në reagim, thuhet se komunizmi në Shqipëri ka qenë izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij.

REAGIMI: 

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të European Parliament dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend. Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.

Kandidatja, që kryeson listën e Partisë Socialiste në Tiranë, disa ditë më parë tha se  diktatori Enver Hoxha, i ka dhënë më shumë të mira se të këqija kombit shqiptar, deklaratë e cila nxiti shumë debate në vendin tonë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike diaspora për shqipërinë e lirë federata vatra luljeta bozo diaspora për shqipërinë e lirë federata vatra luljeta bozo

Sondazh

Poll