Politike

Bushati kundër Ramës: Biseda e Komisioneres me opozitën, të merret me më sportivitet, nuk pashë ndonjë politizim

23 Mars 2021, 20:08 Nga DOSJA
Bushati kundër Ramës: Biseda e Komisioneres me opozitën, të

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ka folur për përplasjen që ndodhi ditën e sotme mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryedemorkatit Lulzim Basha, pasi ky i fundit zhvilloi një video-konferencë me Komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel.

Sipas Bushatit, kjo ngjarje nuk është e keqe dhe dhe duhet marrë me më shumë sportivitet nga Rama. Ai ka thënë më tej, se KE ka një pozicion më të rëndësishëm se europarlamentarët, sepse ka një politikë më të gjerë. Bushati, ka thënë në video-konferencën që u zhvillua sot me Maria Gabriel, nuk kishte politizim.

“Kjo është një ngjarje, por në analizë të fundit mendoj se KE është partneri kryesor në politikat zhvillimore të Shqipërisë. Në rrugën e modernizimit të vendit dhe në kuadër çdo këshillë që vjen, duhet të shihet si investim i taksapaguesve europianë për ne.  Nëse Komisionerët do të përfshiheshin në fushatë për një person, apo ekip, atëherë duhet të shqetësohemi. KE ka një pozicion më të rëndësishëm se europarlamentarët, sepse ka një politikë më të gjerë. Maria Gabriel për të cilën flasim është më e angazhuar dhe është marrë vetë me procesin e digjitalizimit dhe çdo ide që ajo mund të japë për një program politik, duhet ta marrim me më shumë sportivitet. Për hirë të vërtetës unë nuk pashë ndonjë politizim. “- ka thënë. 

Videokonferenca e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel është kthyer në “epiqendrën” e debatit mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Menjëherë pas mbylljes së aktivitetit elektoral, kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter duke kërkuar ndërhyrje nga Brukseli. Kjo pasi sipas kreut të qeverisë, prania e komisionerit në aktivitetin online politik të Bashës është ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll