Politike

Luljeta Bozo shfaqet sërish pas deklaratës për komunizmin, ‘thumbon’ Opozitën: Nuk zgjidhen gjërat me boks! Batuta e Ra

23 Mars 2021, 16:20 Nga DOSJA
Luljeta Bozo shfaqet sërish pas deklaratës për komunizmin,

TIRANË– Inxhinierja Luljeta Bozo e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë është shfaqur sërish pas deklaratës ku e konsideroi me shumë anë pozitive regjimin komunist dhe ish-diktatorin Enver Hoxha.

E pranishme në prezantimin e skuadrës së Tiranës nga kryeministri Edi Rama, Bozo në fjalën e saj ‘thumboi’ Opozitën, teksa tha se Partia Socialiste nuk i zgjidh gjërat me bokse.


Bozo tha se gjithçka zgjidhet me bisedë dhe se këtë gjë e ka kuptuar edhe nga takimet që ka pasur me qytetarët. Kjo fjalë e Bozos u shoqërua edhe nga një batutë e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ‘ëmbëlsirë’ inxhinieren dhe tha se pas saj do vijë një ‘kafe nga lali’, referuar kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pjesë nga biseda: 

Luljeta Bozo: Me njerëzit me këdo që takoj në rrugë, s;ka nevojë të bësh mitingje, njerëzit të kuptojnë shumë mirë. Kemi një popull shumë të zgjuar. S’ka nevojë për numra si ata që kërkojnë konfrontime nga mëngjesi në darkë. Nuk zgjidhen gjërat me boks. Zgjidhen me biseda.

Edi Rama: Pas ëmbëlsirës dhe një kafe në fund nga lali.

LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama prezanton skuadren e tiranes zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 rama prezanton skuadren e tiranes zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll