Politike

U përzgjodh nga ‘Deputeti që duam’, Bora Muzhaqi këshillon të rinjtë: Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja, punoni e mos

23 Mars 2021, 16:11 Nga DOSJA
U përzgjodh nga ‘Deputeti që duam’, Bora Muzhaqi

TIRANË– Bora Muzhaqi, e zgjedhura si kandidate për deputete në listën e Tiranës të Partisë Socialiste u ka bërë thirrje të rinjve që të punojnë e të mos ankohen. E pranishme në prezantimin që bëri kryeministri Edi Edi Rama për skuadrën e Tiranës, Muzhaqi tha se Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja.


Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Dua t’ia jap fjalën Borës, të cilës iu dha mundësia për të punuar në administratë por që ishte dëshira e saj për tu larguar e për të kaluar në privat. Kanë kaluar më shumë se 7 vite nga kthimi i saj. Vendosi të sfidojë veten. Ajo është këshillare në një nga strukturat tona.

Bora Muzhaqi: Faleminderit kryeministër….(pastron zërin), ndjesë, kështu është kur nuk e pret fjalën. Jam këtu me ju dhe jam bashkuar falë një nisme shumë të bukur, isha një prej të përzgjedhurve në ‘deputeti që duam’ dhe ju falenderoj. Dua që të rinjtë të bashkohen me mua dhe dua tu them që Shqipëria nuk ndryshohet nga kafja. Nuk duhet të ankohemi, duhet të punojmë fort. Dua tua them të gjithëve këtë në fakt, jo vetëm të rinjve. Të gjithë bashkë, siç jam unë këtu sot, ne e kemi të nevojshme. Jemi e vetmja alternativë.

LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bora muzhaqi edi rama rama prezanton skuadren e tiranes bora muzhaqi edi rama rama prezanton skuadren e tiranes

Sondazh

Poll