Politike

Skuadra e Tiranës, Rama: Zgjedhja e Luljetës dhe e Najadës nuk është e rastësishme, Partia Socialiste është krijuar për

23 Mars 2021, 15:25 Nga DOSJA
Skuadra e Tiranës, Rama: Zgjedhja e Luljetës dhe e Najadës nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se përzgjedhja e inxhinieries Luljeta Bozo dhe Najada Çomos në listën e kandidatëve për deputetë, nuk ishte një rastësi. Teksa prezantoi skuadrën e Tiranës për 25 prillin, Rama tha se ato përfaqësojnë dy sfidat ë rëndësishmë që kaloi Shqipëria.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Është e qartë që qoftë zgjedhja e Luljetës apo e Najadës nuk janë të rastësishme në një kohë që ne jemi të detyruar të kalojmë dy ngjarje të rëndësishme. Siç ishte sfida e rindërtimit që na sprovoi deri në fund si shoqëri. Dhe pse kemi bërë shumë në të gjitha drejtime, sidomos në atë të shëndetësisë. Ajo që mbetet për tu bërë në mënyrë që shëndetësia jonë të shkojë në një nivel tjetër, nuk është pak. Pyetja vjen natyrshëm: Çfarë do të kishim bërë, si do ta kishim oërballuar si shoqëri, goditjen nga virusi, nëse nuk do të kishim bërë të gjithë atë punë që kemi bërë, se çfarë përkujdesje apo mundësie do të kishte sistemi ynë të përballej, duke u qëndruar përballë njerëzve, në sallat e reanimacioneve, nëse virusi do të kishte zbritur në këtë vend, disa vite më parë, në vendin tonë, ku spitalet ishin në një gjendje të mjerueshme. Prania e Luljetës dhe e Najadës është nga njëra anë adresimi i nevojës së adresimit të kategorive të profesionistëve, që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto muaj, nëse nisemi që nga tërmeti. Është edhe shprehja e vullnetit tonë, për të çuar deri në fund atë që nisëm. Për të sistemuar të gjitha familjet që kanë nevojë për një shtëpi të re. mendoj që ne kemi të gjitha arsyet që ne të ndihmi krenar për atë që kemi bërë, për atë që vjen. Ne jemi e vetmja forcë që kemi idenë se si mund të arrijmë aty ku duhet dhe që njëkohësisht kemi eksperiencën dhe aftësinë për të arritur aty ku duhet. Përtej këtyre dy sfidave, në të gjitha drejtimet e tjera, ne jemi në gjendje të themi me plot gojën se çfarë është bërë, është përsëri një provë se ne e dimë ku duam të shkojmë dhe do të shkojmë aty ku duam, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e fëmijëve tanë, zgjedhjen e parë të kujtdo, që të gjithë nesër të ndihen krenarë, jo thjesht për historinë, jo thjesht për rrënjët, por për atë që është për ta. Unë besoj që në fund të fundit, Partia Socialiste është krijuar për të bërë gjëra të vështira. Me të tjerët kanë qenë thjesht të pamundura.

LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton skuadren e tiranes edi rama rama prezanton skuadren e tiranes

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 14:09

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me vendet se ku duhet të afishohen materialet e propagandës ng...