Politike

Rama sulmon Opozitën: Mediu, Shehi, Idrizi, Mesila e Dulja, mbetje të shekullit të kaluar, po ta kthenim filmin e historisë

23 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA
Rama sulmon Opozitën: Mediu, Shehi, Idrizi, Mesila e Dulja, mbetje të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Opozitës. Teksa prezantoi skuadrën e 25 prillit për Tiranën, Rama tha se Opozita, partia që ka përballë dhe që kërkon votën, është një skuadër mbijetese. Sipas Ramës, Opzita është një mbledhje mbetjesh të shekullit të kaluar.

Ai shtoi se administratori është Lulzim Basha, ndërsa Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha janë ata që luajnë nga pas.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: 

Partia që kemi përballë u del përpara zgjedhësve dhe publikut të kryeqytetit dhe u kërkon votën për të marrë drejtimin e vendit me atë skuadër që Pandi tha është vetëm për mbijetesë. Po unë nuk e konceptoj se çfarë arsye ka ajo skuadër që të mbijetojë. Nga Fatmir Mediu tek Dash Shehi, tek Shpëtim Idrizi, Mesila, Dulja, një hata e madhe. Të mendosh që Tirana e vitit 2021, Tirana që ka hyrë në dekadën e shekullit të ri të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar. E patën kohën ta tregojnë veten, jo vetëm një herë, e treguan se sa vlejnë. Unë jam i bindur që po ta kthenim filmin e historisë e protestat studentore, në atë shesh atje që kërkonin të hiqnin emrin e Enver Hoxhës nga universiteti, do të iknin të gjithë me vrap, jo më të vazhdonin të protestonin. Është e pakonceptueshme përtej çfarë njerëzit mund të kenë ndaj nesh që të investojnë besim tek ajo skuadër. Në themelin e vet ka faktikisht një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, kontrollojnë ekonominë, Shqipërinë me një lider që nuk është lider por thjesht një administrator dhe me Ilir Metën, Monikën dhe Saliun që luajnë pas të gjitha fijeve të teatrit, është realisht e pamundur të imagjinosh që mes kujtdoqoftë në këtë skuadër se spo i fus të gjithë në këtë thes, por ajo që peshon në këtë skuadër që është boshti i kësaj skuadre atje ku buron vendimmarrja e kësaj skuadre është katastrofë. Zgjedhja në këtë rast është e qartë. Për të tjerët do bëjmë të qartë se çfarë katastrofe është ajo skuadër, që e ka regresin të shkruar në letër të ballit si një biografi dështimesh. 

LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton skuadren e tiranes zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama rama prezanton skuadren e tiranes zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll