Politike

Rama ‘ngacmon’ Majkon: Po ia jap fjalën se është i 19-ti në listë, pas meje, vetëm Pandi ka marrë gjithçka nga Parti

23 Mars 2021, 15:51 Nga DOSJA
Rama ‘ngacmon’ Majkon: Po ia jap fjalën se është i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngacmuar ministrin Pandeli Majko. I pranishëm në skuadrën e Tiranës për 25 prillin, Rama vuri në dukje faktin që Majko renditet i 19-i në listë dhe tha se për këtë arsye preferon t;ia japë fjalën.

Por, më pas, Rama shtoi se në fakt përveç tij, ai që ka marrë gjithçka nga Partia Socialiste është Majko. Vetë ministri Majko tha se në fakt ai ka presion në këtë zgjedhje. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Më lejoni që t’ia jap fjalën Pandit, duke qenë se është i 19-ti në listë. Po ia jap fjalën për këtë arsye dhe jo vetëm për këtë, por sepse Pandi, pas meje është i vetmi që ka marrë gjithçka nga Partia Socialiste.

Pandeli Majko: Unë kam një presion në këto zgjedhje. Ekipi ynë nuk është një ekip mbijetese, po që ekip që ua bën të qartë të gjithë njerëzve që tani jemi afër shkruajtjes së historisë, marrjes së mandatit të tretë. Nuk është edhe aq e thjeshtë. Kjo nuk është e thjeshtë. Tirana mbart brenda kryekërkesat, ne kemi ardhur pa diskutuar me njëri-tjetrin se kush është i pari, i dyti, i treti, vija e zjarrit apo e sulmit. Pavarësisht se kanë ardhur në ditën e parë apo kanë qenë këtu prej vitesh, ne ia kemi dhënë vetes vendin. Si më i vjetri dëshiroj t’i drejtohem publikut të Tiranës që ta kuptojnë se votën, e kanë fillimisht për Partinë Socialiste.

LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama pandeli majko edi rama pandeli majko

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 14:09

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me vendet se ku duhet të afishohen materialet e propagandës ng...