Politike

Rama: Opozita, një konglomerat i materialeve të së shkuarës, imagjinoni të bjerë Shqipëria në duart e tyre

23 Mars 2021, 15:32 Nga DOSJA
Rama: Opozita, një konglomerat i materialeve të së shkuarës,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi një mandat të tretë për të përfunduar reformat që ka nisur. Rama, teksa prezantonte skuadrën e 25 prillit për Tiranë, tha se vendi ynë është përballur me sfida të vështira si pandemia dhe rindërtimi e për këtë arsye duhet një mandat i tretë. Opozitën, kryeministri e cilësoi një konglomerat i materialeve të së shkuarës.

“Sigurisht që jemi shumë larg asaj çfarë duam të bëjmë, por ne kemi përballë një skuadër që ëhstë një konglomerat i materialeve të së shkuarës. Është e paimagjinueshme të mendosh se Shqipëria do të bjerë në duart e tyre që e kanë lënë vendin e tyre shumë më keq. Ajo që i duhet sot vendit është vazhdimi me edhe më shumë forcë e kurajo i të gjitha reformave dhe punëve të nisura. Kemi bërë shumë, ka shumë për të bërë. Beteja jonë është kaq e rëndësishme për vendin, për të ardhmen se sa për të gjithë ne që jemi këtu në nivelin personal. Do ia kaloj fjalën Ogertës, që na ka përfaqësuar denjësisht në një detyrë që ka qenë më e vështira e kësaj përiudhë, që dikush mund të kishte përsipër në këtë kohë pandemie në krye të sektorit të shëndetësisë, ku nuk pati vend që nuk njohu vështirësi,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton skuadren e tiranes zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama rama prezanton skuadren e tiranes zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 14:09

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me vendet se ku duhet të afishohen materialet e propagandës ng...