Politike

Rama ia thotë në sy Majkos: Nuk më ndihmoi kur isha i ri, kërkoja ku ishte organizata e partisë për tu regjistruar

23 Mars 2021, 16:16 Nga DOSJA
Rama ia thotë në sy Majkos: Nuk më ndihmoi kur isha i ri,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ‘ngacmoi’ ministrin Pandeli Majko, teksa tha se kur ai vetë ishte i ri, Majko nuk e ndihmoi që të regjistrohej në parti.

Teksa prezantoi skuadrën e 25 prillit për Tiranë, Rama tha se nisma që ndërmori Partia Socialiste për ‘deputetin që duam’ ishte mjaft e mirë për tu hapur një derë të rinjve që donin të ishin pjesë e kësaj partie.


“Në këtë skuadër falë asaj nisme që ne ndërmorëm për të hapir më shumë procesin e përzgjedhjes së pjesëtarëve të skuadrës, për të gjetur rrugë për të reja e të rinj që janë skeptikë dhe e kanë të vështirë të afrohen përmes rrugëve tradicionale, duke kërkuar se ku është organizata e Partisë. Duke kërkuar, siç e kërkova unë kur isha i ri por Pandi nuk më ndihmoi. E gjeta gjithsesi,”– tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Rama me skuadrën e Tiranës: Fitojmë 20 deputetë, na duhet një mandat i tretë për të çuar gjërat në fund. Opozita, grumbullim mbetjesh të shekullit të kaluar (Thumbat dhe batutat me Majkon e Bozon)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama prezanton skuadren e tiranes zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 rama prezanton skuadren e tiranes zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll